Thashethemet për një krizë në marrëdhënien e tyre duket se i ka hedhur poshtë bashkëshortja e këngëtarit Alban Skenderaj, Miriam Cani. Përmes një statusi në Instagram, Miriam Cani shpreh dashurinë ndaj partnerit te saj, ndërsa tregon edhe historinë e një vajze që kishte ardhur nga Zvicra posaçërisht për koncertin e Albanit.

Statusi i Miriam Canit:
Mbrëmë kuptova dhe njehere qe dashuria e paster dhe e sinqerte e publikut per ty eshte ajo qe ben diferencen e vertete!
Mijra vete priten me ore te tera ne shi dhe kenduan cdo fjale nga kenga e pare deri tek e fundit. Kam pare femije nga mosha 3 vjec deri tek te moshuar duke brohoritur emrin tend. Mijera veta qendronin mbrapa skene pa mundesine per te pare por duke kenduar me gjithe shpirt deri ne tingullin e fundit te ketij koncerti.
Do me mbetet ne kujtese edhe nje vajze sviceriane tek te tridhjetat e cila kishte udhetuar nga Gjeneva enkas per te pare koncertin dhe kishte mesuar nder vite Shqip midis kengeve te tua. Kendonte cdo fjale e germe ne perfeksion.
Jam e lumtur per ty sa fjalet nuk mjaftojne.
Zoti te dhente gjithmone ate qe shpirti dhe arti yte i vertete meritojne.
Screenshot011
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: