Ata janë një nga çiftet më të dashura dhe jetëgjatë të showbizit shqiptar. E kemi fjalën për dyshen e këngëtarëve Miriam Cani dhe Alban Skënderaj. Sot, ata festojnë 15 vite të nisjes së romancës së tyre.

E Miriami ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” disa fotografi ku shfaqet së bashku me Albanin. Imazhet në fjalë u takojnë disa viteve më parë dhe bashkëngjitur me to ka shkruar edhe disa fjalë të ëmbla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“15 vjet sot. As edhe 1 dite nuk mundem me ta imagjinoj pa ty. Faleminderit qe i dhe jetes time ngjyrat me te bukura. Te dua pak me shume se dje, me pak se nesër ??”, shkruan Miriami për Albanin, të cilët janë edhe prindër të dy fëmijëve, Ameli dhe Duam.

Nga ana tjetër kujtojmë se historia e tyre nisi kur i ati i Miriam Canit këmbëngulte që të bënte një duet me Albanin.

“Më thoshte që në Shqipëri është një artist shumë i mirë dhe që do ju shkojnë zërat. E mori në telefon Albanin dhe direkt ma kaloi mua telefonin”, ka thënë Miriami në një intervistë për emisionin “Rudina”.

Dyshja më pas u takuan rastësisht në një aktivitet në Zyrih, ku ishin të ftuar dhe aty nisi gjithçka. Nga ai moment lidhja e tyre sa vinte e konsolidohej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb