Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një ndër çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar. Dy këngëtarët, prej disa muajsh janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, pritje që kanë vendosur ta shijojnë në maksimum. Kështu, Albani dhe Miriami janë larguar për pak kohë nga vëmendja e publikut dhe mediave, për të kaluar në qetësi javët e fundit të shtatzënisë. Por ne të “Bluetooth”-it kemi zbuluar se gjatë këtyre ditëve çifti nuk është bashkë.

Burime të afërta me ta na tregojnë se aktualisht Miriami ndodhet në Gjermani pranë familjes së saj dhe aty do të qëndrojë deri kur të vijë në jetë vajza. Ndërkohë, Albani gjendet në Itali, ku prej vitesh jeton familja e tij. Sipas burimeve, këngëtari i njohur vlonjat ka disa probleme familjare dhe do të qëndrojë edhe për pak kohë pranë saj. “Sidoqoftë, ai do të jetë i pranishëm kur të afrohet periudha për të ardhur në jetë bebi, diku në mes të muajit nëntor”, sqarojnë më tej burime të “Bluetooth”. E ndërsa nuk ka një datë të saktë se kur çifti i famshëm Alban Skënderaj dhe Miriam Cani do të shtrëngojnë në duar vajzën e tyre, ajo që dihet me siguri është fakti se Miriami dhe partneri i saj kanë vendosur që bebja të lindë në Gjermani. (m.k/BT/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb