Përfaqësuesi i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak nesër do të vizitojë Kosovën ku do të takohet edhe me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Këtë e ka konfirmuar vetë Kurti kur u pyet nëse do të takohet nesër me Lajçakun.

”Me sa di në agjendë e kemi edhe takimin me Lajçak, prandaj mund të them se po”, tha shkurt Kurti për RTV Besa.

Gjatë javës së ardhshme Lajçak përveçse në Prishtinë do të qëndrojë edhe në Beograd ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: