NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

800 mish mish derri
1 gotë uzo
5-6 domate të vogla
2 lgj vaj ulliri
Kripë, piper

Përgatitja

Vendosim fillimisht tiganin të ngrohet, më pas shtojmë mishin e derrit të prerë në kubikë mesatare dhe e kaurdisim për 2-3 minuta. Më pas shtojmë vajin e ullirit, vendosim kapakun dhe e lemë mishin të kaurdiset dhe për 5 minuta.

Më pas shtojmë domatet të prera në kubikë, kripë dhe piper të zi. Vazhdojmë kaurdisjen dhe për 2 minuta të tjera. Në fund e shuajmë gatimin me uzo dhe sapo alkooli të avullojë e kemi gati mishin për ta servirur.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb