Recetë nga znj Eneida
Përbërësit
500 gr mish gici
4 kërpudha të mëdha
2 speca të kuq
2 thelpinj hudhër
1 qepë
4 lugë salcë balsamike
300 ml birrë
Djathë kaçkavall për servirje
1 degë rozmarinë
1 gjethe dafinë
Vaj ulliri
Piper i zi
Kripë
Përgatitja
Mishin e bëjmë në copëza dhe e skuqim në vaj ulliri.
E heqim nga tigani dhe në të shtojmë qepën, hudhrat dhe specat e kuq të prerë në kubikë. Pasi janë skuqur shtojmë mishin dhe i shuajmë me uthullën balsamike dhe shtojmë birrën. Hedhim kripën, piperin, dafinën dhe rozamarinën dhe i lëmë të gatuhen për 1 orë afërsisht. E servirim me oriz dhe djathë kaçkavall lart.
(BalkanWeb)