NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

500 gr mish viçi / derri
1 spec të kuq
1 spec jeshil
1 kokërr qepë
½ gotë bizele
½ gotë misër
1 lgj uthull balsamike
2-3 lgj vaj ulliri
Kripë, piper, borzilok
1 shkop kanelle
1 gotë pure domate
1 gotë lëng mishi

Përgatitja

Fillimisht mishin e presim në kubikë të vegjël dhe e kaurdisim mirë me pak vaj ulliri.

Ndërkohë në një tenxhere kaurdisim qepën, më pas shtojmë specat, pas specave shtojmë purenë e domates (2 domate të grira në rende), vendosim një shkop kanelle dhe vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta. Me pas shtojmë bizelet, misrin dhe mishin e kaurdisur. E rregullojmë gatimin me kripë, piper dhe uthull balsamike dhe në fund shtojmë lëngun e mishit. Vendosim kapakun dhe e lemë të gatuhet në temperaturë të ulët.

Këtë recetë mund ta konsumojmë dhe kështu siç është, por mund ta konsumojmë dhe shoqëruar me oriz, me makarona, me pure patate ose me perime të ziera.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb