Nga: Silvana Skënderi, pianiste*

600 gr mish viçi
2 kokrra qepë
2-3 lugë gjelle nerden
1 lugë kafeje sheqer
1 lugë çaji oriz
1-2 lugë gjelle salcë domate
3-4 lugë gjelle vaj uliri
Kripë
Piper i zi

Fillimisht kaurdisim mishin me 3-4 lugë gjelle vaj ulliri. Sapo mishi të fillojë të ndryshojë ngjyrë shtojmë qepën duke e trazuar vazhdimisht dhe duke hedhur herë pas here nga një lugë ujë që mishi të mos ngjitet. Kur qepa të jetë tretur plotësisht shtojmë salcën e domates dhe nerdenin. E trazojmë mirë duke shtuar uje aq sa mishi të mbulohet. Vendosim kapakun dhe e lëmë ne temperaturë mesatare derisa mishi të jetë zier plotësisht. Në fund e rregullojmë me kripë dhe piper të zi.

(ma.ar/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: