NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

500 gr mish / 4 racione
1 kg e 300 gr patëllxhanë
4-5 lgj vaj ulliri
2 kokrra qepë
2-3 thelpinj hudhër
2-3 kokrra domate
½ ls salcë domate
1 gjethe dafine
1 tufë majdanoz
Kripë, piper
Përgatitja
Në tenxhere hedhim vajin e ullirit të ngrohet. Shtojmë racionet e mishit dhe i kaurdisim nga të gjitha anët.

Më pas shtojmë qepën të grirë hollë dhe vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar dhe pak kripë. Mbas 2-3 minutave shtojmë domatet të grira në rende dhe salcvn e domates. E rregullojmë gatimin me kripë, pak sheqer dhe piper dhe vazhdojmë kaurdisjen dhe për 2-3 minuta të tjera. Më pas shtojmë një gotë ujë të nxehtë në masë të mishit, vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të ziejë ngadalë në temperaturë të ulët.

Ndërkohë patëllxhanët ose i kaurdisim lehtë në tigan me pak yndyrë duke i spërkatur me pak kripë ose i vendosim në furrë. Pasi mishi të ketë filluar të ziejë shtojmë patëllxhanët, hudhrat dhe një gjethe dafine dhe e lemë gatimin të përfundojë për rreth 20 minuta.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb