Recete nga znj Eneida
Përbërësit

2 kofsha pule
2 trashkofsha pule
2 krahë pule
500 gr patate të vogla
8 gjethe sherebelë
1 qepë e thatë
2 lugë gjelle gjalpë
4 lugë gjelle vaj ulliri
150ml verë të bardhë
150 gr djath
Kripë
Piper

Përgatitja
Përgatisim mishin e pulës duke vendosur brenda lëkurës fleta sherebele. U hedhim kripë dhe piper, i lyejmë pak me miell dhe i skuqim në tigan me vajin e ullirit dhe gjalpin. Pasi kanë marrë ngjyrë nga të dyja anët, shtojmë qepët, i skuqim bashkë dhe i shuajmë me verë. Gatuajmë derisa të avullojë vera. Shtojmë ujë dhe i ziejmë rreth 40 minuta.
Ndërkohë patatet i presim në rrathë dhe i ziejmë. Pasi ka zjerë mishi i pulës, shtojmë djathin dhe e trazojmë deri sa të unifikohet me pjesën tjetër të gatimit. Shtojmë patatet dhe i trazojmë që të zjehen pak fare bashkë. Shtojmë piper të zi dhe majdanoz.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb