Recete nga znj Eneida
Përbërësit

1 kg mish qengji
250 ml kos
4-5 lugë vaj ulliri
2 lugë të vogla kripë
2 lugë mustardë
2 limona
Piper i zi
2 gota ujë
2 thelpinj hudhra
1 qepë
Rozmarinë
Sherebelë
4-5 patate
Piper i kuq
Përgatitja

Përziejmë kosin me  lëngun e limonit, mustardën, kripën, piperin dhe vajin e ullirit. E shtojmë sipër mishit dhe e masazhojmë  mirë me duar. Shtojmë dhe një qepë të prerë më katërsh, thelpinjët e hudhrave rozmarinën dhe sherebelën. E mbulojmë me qese kuzhine dhe e lëmë të marinohet për 4-5 orë.
Në momentin e pjekjes mishin e lëmë 30 minuta jashtë frigoriferit që të arrijë temperaturën e ambientit dhe ndërkohë nxehim sobën në 160°C.
Shtojmë sipër mishit akoma pak vaj, e vendosim në tavë bashkë me ujin dhe e pjekim për rreth 2 orë pak a shumë derisa të shikojmë që është bërë kërce dhe mishi është shkëputur nga kocka.
Patatet i pastrojmë, i ziejmë 10 minuta dhe më pas i marinojmë me kripë, piper të kuq, lëngun e 1 limoni, kripë, rozmarinë dhe i vendosim në pjekje për 30 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: