Nga: ZONJA KATERINA

4 racione mish qingji
500 gr rosnica
1 qepë të thatë
2 domate ose ½ lgj salcë
1 lgj gjalpë
1 lgj vaj ulliri
Kripë, piper

Fillimisht kaurdisim racionet e mishit të qingjit derisa të fillojnë të ndryshojnë ngjyrë. Më pas shtojmë qepën dhe e kaurdisim derisa të zbutet. Rregullojmë shijen me pak kripë, piper, shtojmë salcën e holluar ose 1 domate të grirë në rende. Shtojmë lëng mishi të ngrohtë në masë të përbërësve dhe e lemë mishin të ziejë në temperaturë mesatare për rreth 45 minuta – 1 orë.

Ndërkohë ndezim furrën, hedhim rosnicat në një tavë ku shtojmë pak gjalpë dhe pak kripë. I përziejmë rosnicat dhe i vendosim në furrë për 10-15 minuta.

Pasi rosnicat të kenë marrë ngjyrë ari, nxjerrim tavën nga furra dhe hedhim në të racionet e mishit së bashku me lëngun. Shtojmë dhe pjesën tjetër të lëngut të ngrotë ose dhe ujë të ngrohtë në raportin 1 me 3. E lemë mishin e qingjit me rosnica të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë për 40-45 minuta.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb