Nga: ZONJA KATERINA

4-5 racione mish qingji
1 qepë, 1 thelpi hudhër
1 lgj salcë ose 1 filxhan pure domate
1 lç piper të kuq speci
1 gjethe dafine
1 lgj gjalpë
2 lgj vaj ulliri
1.5-2 filxhanë oriz
Lëng pule ose ujë
Kripë, piper
Spec djegës për servirje

Në një tenxhere me vaj ulliri dhe gjalpë kaurdisim mishin për 3-4 minuta. Shtojmë qepën e grirë hollë, rregullojmë shijen me pak kripë dhe piper dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa qepa të zbutet. Shtojmë purenë e domates ose 1 lugë salcë domateje të tretur me pak ujë. Hedhim pak piper të kuq speci dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta. Shtojmë lëngun e pulës duke vendosur dhe një gjethe dadine dhe e lemë mishin të ziejë në temperaturë mesatare për rreth 1 orë.

Lajmë orizin mirë dhe e vendosim të ziejë në një tenxhere me ujë të vluar për rreth 10 minuta. E kullojmë më pas dhe e hedhim në një tavë dheu ku shtojmë dhe mishin jahni. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë për 30 minuta. Në 5 minutëshin e fundit shtojmë specin djegës të grirë hollë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb