Nga Zonja Katerina
Përbërësit

400 gr mish qingji, 4 paidhaqe qingji, 4 lgj vaj ulliri, 1 kokërr qepë, 1-2 patëllxhanë, 2-3 speca, 2-3 domate, 1-2 kunguj, Kripë, piper
Nenexhik, rozmarinë.

Përgatitja

Presim mishin e qingjit në copa të vogla ndërsa 4 paidhaqet i lemë ashtu si janë.

Në një tigan kaurdisim fillimisht mishin e prerë në copa, e spërkasim mishin me pak kripë dhe piper dhe më pas e vendosim në një tavë.

Vendosim në tigan dhe paidhaqet dhe i pjekim lehtë nga të dy anët.

Në një tigan tjetër kemi vendosur qepët të kaurdisen. Pasi qepa të zbutet shtojmë perimet, i rregullojmë me kripë dhe piper dhe më pas i vendosim në tavë. I spërkasim perimet me kripë, piper, rozmarinë dhe nenexhik. Në fund shtojmë domatet të grira në rende ose të prera në kubikë dhe mbi shtresën me domate vendosim paidhaqet. E mbulojmë tavën me kapak nëse kemi ose mund ta mbulojmë me një letër guzhine. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 45-50 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb