Nga Zonja Katerina
Përbërësit

800 gr mish qingji, 1 kg sallatë jeshile, 5-6 qepë të njoma, 1 tufëz koper, 2-3 të verdha veze, Cipa dhe lëngu i 2 limonëve
2 lgj tahini ose 1 lgj niseshte, Kripë, piper.

Përgatitja

Ndajmë mishin e qingjit në racione, e spërkasim me kripë dhe piper dhe në një tenxhere me pak vaj ulliri vendosim mishin e qingjit të kaurdiset për pak minuta. Më pas shtojmë ujë në masë të mishit dhe e lemë mishin të ziejë në temperaturë mesatare.

Në 10-15 minutëshin e fundit shtojmë sallatën jeshile, koperën dhe qepët e njoma të grira hollë. Ulim pak temperaturën e sobës dhe vazhdojmë ta lemë gatimin të ziejë.

Rrahim të verdhat e vezëve, më pas shtojmë lëngun e limonit, pak tahini ose në mungesë të tahinit mund të përdorim pak niseshte. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe kremin e përgatitur e shtojmë tek mishi dhe e lemë për pak minuta sa lëngu të trashet. Më pas fikim sobën dhe e lemë gatimin në temperaturë të sobës të ajkoset dhe më pas e kemi gati për ta servirur.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb