Nga: ZONJA VJOLLCA*
600 gr mish viçi
400 gr qepë
2 thelpinj hudhër
3 lgj vaj ulliri
2 lgj miell
½ lëng limoni
250 ml lëng perimesh
330 ml birrë e zezë
Kripë
1 majë luge sheqer
Piper i zi
Trumzë

Fillimisht presim mishin në kubikë me brinjë 3-4 cm, e pudrosim me pak miell dhe e kaurdisim derisa të marrë ngjyrë të verdhë. E largojmë mishin nga tigani dhe e vendosim në një tenxhere. Në tiganin ku skuqëm mishin kaurdisim qepën të prerë në feta bashkë me hudhrën të grirë imët. I kaurdisim mirë për rreth 10 minuta derisa të marrin një ngjyrë të errët. Ndërkohë lajmë limonin me ujë të nxehtë, e thajmë mirë dhe grijmë hollë lëkurën në rende.
Vendosim tenxheren me mish në sobë duke shtuar dhe qepën e kaurdisur. Pasi mishi dhe qepa të jenë nxehur e shuajmë gatimin me birrë. Sapo alkooli të avullojë shtojmë në tenxhere koncentratin e perimeve, trumzën, lëkurën e limonit, kripë, piper dhe një majë luge sheqer. Vendosim kapakun dhe e leme gatimin në zjarr mesatar të ziejë për afro një orë e gjysëm. Gjatë kësaj kohe e kontrollojmë nëse shterron shumë lëngu dhe mund të hedhim përsëri pak birrë ose koncentrat perimesh. Këtë recetë mund ta shërbejmë me makarona ose me polentë.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: