NGA ZONJA VJOLLCA*

450 gr fileto viçi

100 gr fiq të thatë

100 gr pançetë

50 gr stika

150 ml verë e bardhë

400 gr patate

2 lugë gjelle miell

2 speca me ngjyrë

Vaj

Rozmarinë

 

Presim mishin në feta, e shtypim me çekiç dhe e marinojmë me kripë dhe piper. Mbi çdo fetë mishi vendosim pançetë. Presim fiqtë e thatë në copëza të vogla dhe vendosim një fik të copëtuar  dhe stika të thërrmuara në çdo fileto. E palosim fileton e mishit në formë roleje dhe e vendosim në tigan duke e lyer me miell. E skuqim mirë nga të dyja anët, më pas e shuajmë me verë të bardhë. Involtinit e përgatitur i servirim të shoqëruar me patate dhe speca të kauërdisur në yndyrën e mishit bashkë me një degë rozmarinë.
(d.b/Vila24/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: