Ish-drejtori i AKU Genc Juka në emisionin “Alert” ka folur për mishin e importit në vendin tonë dhe kontrollet që ushtrohen në portin e Durrësit gjatë kalimit të kontenierëve me mish.

Juka tha se kemi qenë të detyruar të pranonim importe nga Brazili, vetëm nga stabilimente të pranuara nga BE. Përsa i përket kontrolleve të importeve, Juka tha se ishim të qetë pasi i referoheshin certifikatës së Ministrisë së Shëndetësisë në Brazil, e cila ishte e detyruar ta publikonte.

Ish-drejtori i AKU tha se ndiqnim gjurmët e kontenierit me mish deri në Shqipëri, por nuk mohon edhe rastet kur porti ynë kishte mangësi, ndonjëherë abuzim. Juka tha se kur mishi vjen në portin e Durrësit, qëndron në një zonë asnjanëse dhe nuk hyn në Republikën e Shqipërisë derisa të gjykohet se kontenieri me mish mund të jetë prezent.

Juka tha se nëse AKU e gjykon se kontenieri me mish nuk duhet të hyjë, pse duhet të bëhet alarm? Ai shtoi se ka raste që s’plotëson kushtet, gjurmët janë, dosjet plotësohen dhe s’ka pse përbën ndonjë alarm pasi ato nuk kishin hyrë në Shqipëri. Përsa i përket marrjes së mostrave, Juka tha se analiza është shumë primitive, pasi janë kasapët ata që çojnë mishin për analiza.

“Mishi mund të kontaminohet që kur nxirret nga kontinieri, sot s’kemi infrastrukturën e duhur, s’jam dakord të merret mostër në çdo kontenierë, pasi ka dhe vend për korrupsion. Nëse dokumentet janë në rregull, s’ka arsye për të shkuar të analiza ushqimore”-tha Juka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: