TIRANE- Ministria e Bujqësisë ka reaguar në lidhje me lajmin që qarkullon në mediat botërore për faktin se nga Brazili importohet mish i kalbur. Në një deklaratë drejtuar mediave, MB thekson se nga Brazili është importuar mish pule dhe mish derri. Ndërkohë, sipas informacioneve që publikon Ministria e Bujqësisë, theksohet se nga nëntori 2016 dhe deri tani nuk ka asnjë ngarkesë mish vici në Shqipëri, duke qetësuar kështu konsumatorët shqiptarë.

“Duke marrë shkas nga ajo çfarë është shkruajtur në media mbi importin e mishit të viçit, të prishur në vendin tonë, nga Brazili, Ministria e Bujqësisë sqaron se, nga informacionet e ardhura nga AKU për periudhën Nëntor 2016 deri në Mars 2017, nga Brazili janë futur ne vendin tone vetëm produktet mish pule dhe mish derri, si dhe nuk ka asnjë ngarkesë të ardhur me mish viçi nga Brazili. Me qellim sqarimin e opinionit dhe qetesimin e konsumatorit, lutemi per publikimin e ketij informacioni.”, citohet në reagimin e MB-së.

ALARMI NGA BRAZILI
Tre impiante përpunimi të mishit janë mbyllur ndërsa 21 të tjera janë nën shqyrtim. Shumë prej këtij mishi që prodhohej nga kompanitë eksportohej në Evropë dhe në vendet e tjera të botës. Brazili është një nga eksportuesit më të mëdhenj të mishit të kuq. Autoritetet braziliane kanë pezulluar 33 zyrtarë të qeverisë pas investigimit të zbuluar se disa nga prodhuesit më të mëdhenj të mishit në vend kanë shitur prej vitesh mish viçi dhe pulash të kalbur. Në 6 shtete të Brazilit pas një hetimi dy-vjeçar Policia Federale ushtroi kontrolle në 194 zona dhe në këtë operacion u angazhuan 1000 oficerë. Sipas hetimeve disa nga menaxherët e këtyre kompanive kanë korruptuar inspektorët dhe politikanët për të siguruar certifikimin e qeverisë për produktet e tyre.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: