Prof.Dr.Kristaq Sini, pedagog në UBT i ftuar në emisionin “Alert” në News24, nga Granit Sokolaj, teksa ka folur për nënproduketet e mishit si sallamrat, proshutat etj theksoi se kujdes duhet të bëhet me masën e përdorimit.

“Industria e përpunim të mishit ka shekuj që ekziston, sallamet po ashtu. Vendet e BE kanë produkte të pëlqyera dhe do të ishte çmenduri të vinim në dyshim nëse duhen bërë këto produkte apo jo. Kujdes duhet bërë në masën e përdorimit, që ekziston për çdo lloj produkti. Nëse konsumon mish të freskët, lakra apo sallam ditë për ditë do sëmurësh, sepse organizmi ka mungesa të vitaminave të tjera të ushqimit”, tha Sini.

Përs i përket aditivëve në mishin e përpunuar, Sini tha se nuk ka shqetësim në momentin që janë në masën e caktuar, por që gjithmonë sipas tij përdorimi duhet të jenë në sasinë e duhur. Nëse një person konsumon 100 gram sallam, organizmi nuk ka problem për aditivët, por nëse ka 1 kg sallam, atëherë ka marrë 10 herë aditivë më shumë. Sini shtoi se aditivë ka kudo, madje ka shumë edhe tëk buka që e konsumojmë. Ai e theksoi se nuk duhet të përhapim panik në përdorimin e sallamit pasi do na qeshë bota. Madje profesori e cilësoi sallamin shumë të ushqyeshëm, pasi merren pjesë të kafshëve që janë të shëndetshme për organizmin.
Përsa i përket konservantëve, Sini tha se ka raste që abuzohet pasi që një sallam të ruhet sa më gjatë i hidhet më shumë aditivë seç duhet dhe mikroorganizmat nuk mund të zhvillohen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb