Në Wembley kërkohet një mrekulli nga Shqipëria, diçka që kuqezinjtë nuk e kanë bërë kurrë më parë përballë ishullorëve. Në futboll kanë jo pak rëndësi, numrat, statistikat, apo vlera e lojtarëve në fushën e lojës, nëse marrim në konsideratë këto detaje, shanset e Shqipërisë janë thuajse zero. Pikërisht pas këtyre detajeve kapen fort edhe kompanitë e basteve të cilat nuk besojnë se ekipi i Edy Rejas do të arrijë të bëjë një mrekulli të tillë përballë “tre luanëve”.

Bastet
Bastet

Një fitore e mundshme e Shqipërisë sot në mbrëmje kuotohet me koeficientin 26. Edhe dëshira për të dalë të pamposhtur kjo sfidë duket e vështirë për tu arritur pasi një barazim i mundshëm kuotohet me koeficientin 8,5. Anglia shihet nga kompanitë e basteve si favorit absolut pasi një fitore e mundshme e Harry Kane me shokë vlerësohet me koeficientin 1,1. Pavarësisht këtyre shifrave, futbolli prandaj është sporti më i bukur në botë, pasi asgjë nuk është fikse, për sa kohë në fushë zbresin 11 lojtarë kundër 11 gjithçka mund të ndodh, historia na ka vërtetuar se surprizat ndodhin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: