AUSTRALI

Rekordmeni më i mirë i të gjitha kohërave, Usain Bolt është larguar nga klubit i futbollit Central Coast Mariners, aty ku qëndroi për 8 javë në provë intesive, i cili kishte për  qëllim kalimin në futbollin profesionist.

Sprinteri Xhamajkan u bashkua me klubin australian në gusht të këtij viti, pasi vitin e kaluar u largua nga atletika me synimin për t’u marrë më një sport tjetër, raporton “BalkanWeb”.

Vetë Bolt edhe në konferenca për mediat ka deklaruar se është i kënaqur me klubin, por këta të fundit kanë njoftuar se nuk është gjetur një zgjidhje komerciale mes palëve. Një javë më parë, përfaqësuesit e klubit  të Mariners thanë se po përgatitet një draftversion e marrëveshjes e cila ka dy segmente, atë sportiv dhe komercial.

“Përkundër takimeve me disa partnerë potencialë, nuk është arritur një marrëveshje”, thuhet në njoftimin e sotëm. Usain Bolt është fituesi i tetë medaljeve të arta olimpike dhe 11 të tjera në kampionatet botërore. Ai mban rekordet botërore në 100 metra (9.58 sekonda) dhe në 200 metra (19.19 sekonda).

Ende nuk dihet e ardhmja e rekordmenit botëror, por me siguri pasioni dhe egoja e xhamajkanit do të konkretizohet në një klub tjetër. Njoftimi i tij  se do t’i hynte futbollit lumturoi jo pak mbështetës, por tashmë gjithçka pritet për t’u parë, sepse aktualisht ai është një i “papunë”, të paktën në fushën e futbollit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb