Partneritet i rëndësishëm mes Italisë dhe SHBA, si pjesë e misionit hapësinor “Artemis”, e konsideroi ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio nënshkrimin e marrëveshjes mes dy vendeve për eksplorimin e Hënës.

“Është e para marrëveshje e nënshkruar nga SHBA me një vend të BE brenda një programi që do ta rikthejë njeriun në Hënë. Qëllim i arritur falë punës së zëvendëssekretarit, Riccardo Fraccaro” tha Di Maio në një shënim në Twitter.

Fraccaro me administratorin kryesor të NASA-s, Jim Bridenstine, firmosën dje marrëveshjen midis Italisë dhe SHBA për programin ”Artemis” për eksplorimin e Hënës.

Italia është vendi i parë europian që nënshkruan një marrëveshje dypalëshe me SHBA për kërkimin hënor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb