Tottenham ka një punë të vështirë përpara, teksa për të vazhduar të luajë në Champions League duhet të përmbysë humbjen 1-0 ndaj Milanit në Milano. Trajneri i ekipit nga Londra, Antonio Conte, ka dalë sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

“Ne duam të vazhdojmë përpara dhe shpresoj që të ndjej të njëjtën atmosferë në stadium. Kam shumë besim te tifozët sepse luajmë kundër një skuadre që vitin e kaluar fitoi titullin kampion në Serie A.

“Kam ndjesi të mira. Për mua është e rëndësishme të kthehem dhe të punoj me stafin tim dhe lojtarët. Nga larg jam përpjekur të qëndrojë afër, por të jesh prezent është diçka totalisht e ndryshme. Falenderoj shumë stafin tim dhe tani jam shumë i lumtur që jam kthyer”, shtoi Conte i cili më pas analizoi ndeshjen që e pret dhe situatën në skuadër.

“Kërkoj të transferoj energjinë time te lojtarët. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Skualifikimi nga FA Cup nuk ka qenë një rezultat i mirë, sepse dëshironim të fitonin trofeun këtë vit. Ndaj Milanit na pret një ndeshje shumë rëndësishme dhe duhet të jemi pozitiv dhe të përmirësojmë gabimet tona. Nga ndeshjet negative djemtë mund të përmirësohen, sepse kur fiton je thjesht i lumtur, por kur humbet ti ritesh”, – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb