Misioni i ardhshëm rus në Hënë do të përfshijë edhe faktin nëse zbritja në Hënë e amerikanëve, në vitin 1969, ishte e vërtetë apo jo, njoftoi sot shefi i agjencisë ruse të hapësirës, “Roscosmos”, Dmitri Rogozin.

“Agjencia jonë do të verifikojë nëse amerikanët kanë zbritur apo jo në Hënë, pesë dekada më parë”, tha Rogozin, ndërkohë që ngre supet dhe buzëqesh, në një video postuar në Twitter.

Teoritë konspirative mbi zbritjen amerikane në Hënë janë një gjë e zakonshme në Rusi, shkruan atsh.

Rusia ra dakord vitin e kaluar që të punonte me SHBA-në për krijimin e një stacionit hapësinor orbital në Hënë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: