Dy vite më parë teksa Italia po përballej me një situatë alarmante të Covid-19 Shqipëria dërgoi një delegación prej 30 mjekë për t’i ardhur në ndihmë duke bërë jehonë në të gjitha mediat.

Por pikërisht në këtë dy vjetor e përditshmja italiane “Corriere della Sera” ka ngritur pikëpyetje për qëndrimin e skuadrës së mjekëve shqiptarë, të cilët u zhvendosën për një muaj në shtetin fqinj sipas saj me një tentative më tepër propagandistike se mjekësore, për të ndihmuar me krizën e pandemisë Covid-19.

“Shqiptarët ishin miq në Brescia, siç qe dhe ekipi i mjekëve rusë duke na kushtuar 3 milionë euro. Po a ishin të nevojshëm?”, bën një pyetje retorike gazeta.

Corriere della Sera shkruan se as skuadra shqiptare nuk është treguar korrekte gjatë qëndrimit të saj.

“Tashmë janë bërë të njohura ahengjet me pije alkoolike të shqiptarëve në hotelin e tyre në Brescia, madje edhe gjobat e majme që morën për grumbullimet, masa këto që çuditërisht u ‘zhdukën’ falë marrëveshjeve mes dy qeverive, asaj shqiptare dhe italiane”, vijon gazeta.

Sipas medias italiane, që në nisje të këtij misioni drejt Italisë, nuk u krye asnjë hetim mbi personat që udhëtonin e aq më pak se sa para ata kishin me vete, Gazeta shkruan se arsyeja përse u veprua në këtë mënyrë është ende e paqartë, pasi misioni rus nga ana tjetër ishte nën vëzhgimin konstant të karabinierëve italianë.

Ne te perditshmen italiane permendet edhe Ëngjëll Agaçi sipas se ciles ka ndihmuar ne kete pjese si një prej personave më të besuar të kryeministrit Rama dhe shpesh i përfolur si “mbrojtës i narkotrafikantëve të mëdhenj shqiptarë.”

“Njeri i dëgjuar shpesh nga institucionet tona, emri i të cilit u shtua jo gabimisht për të udhëtuar në bordin e avionit që udhëtoj brenda Italisë drejt Lombardisë. Pas mbërritjes së tij në Romë, në vëzhgimin e mjekëve shqiptarë u angazhua Guardia di Finanza”, shkruan Corriere della Sera.

Media e shtetit fqinj shkruan se analistët ndërkombëtar e kanë sintetizuar mbërritjen e delegacionit shqiptar në Itali si një lëvizje gjeopolitike e manovër diplomatike të kryeminstrit Rama për të fituar pikë në arenën ndërkombëtare. Me katër fjalë e përmbyll shkrimin e saj mbi qëndrimin e delegacionit shqiptar Corriere della Sera: “nuk dhanë asnjë kontribut”.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb