Situata politike në Mal të Zi prej javësh është e tensionuar. Akuza dhe kundër akuza janë paraqitur nga zyrtarë të lartë të shtetit, mes të cilëve është i përfshirë edhe zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç si edhe kryeministri Krivokapiç.

Ndërkohë sëfundmi në Mal të Zi po spekulohet se kryeministri Krivokapiç mund të japë dorëheqjen.

Në një koment të tij për ngjarjet politike të zhvilluara në vend, vetë  shefi i diplomacisë malazeze, Djordje Raduloviç është shprehur se skena politike është e mbushur me të papritura që i ngjajnë më shumë gjëegjëzave, ndërsa theksoi se pritet dorëheqja nga Krivokapiç.

Kreu i forcës Genci Nimanbegu, shprehet i bindur se pushteti aktual po numëron ditët e fundit.

Ai tha se iniciativat për zëvendësimin e zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviç dhe shkurtimin e mandatit të Kuvendit janë vetëm një reagim ndaj nismës kryesore për votëbesimin e qeverisë aktuale, e cila është nënshkruar nga një numër i mjaftueshëm deputetësh dhe që mund të mbështetet.

“Është e qartë se qeveria se Zdravko Krivokapiç po i numëron ditët e fundit. Që nga formimi i saj ka pasur shumë devijime si në demokraci ashtu edhe në mënyrën e konceptimit dhe funksionimit të saj. Qëndrimi ynë është i qartë për sa i përket mosbesimit në qeveri”, ka thënë Nimanbegu”.

73213166361fa3e40c4959612276147 V4 Big

I pyetur nga gazetarët nëse do ta mbështeste Abazovicin si kryeministër të mandatuar për qeverinë e ardhshme, Nimanbegu tha se komuniteti shqiptar, nëse shikohet nga afër, do të ishte shumë i kënaqur që kryeministri malazez të jetë shqiptar.

Po ashtu edhe ish-diplomati jugosllav dhe lideri i Demos, Miodrag Lekiç shprehet i bindur se qeveria e Zdravko Krivokapiç ka përfunduar misionin e saj.

Mali I Zi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb