Drejtori i Informacionit në “News 24”, Robert Rakipllari, duke folur për librin e Lulzim Bashës “Misioni im”, deklaroi se lideri i PD-së, me këtë vepër, i jep vetes staturë më të lartë.

Rakipllari thekson se kreu demokrat shkruan ndër të tjera në libër se reforma në drejtësi është kompromentuar.

“Basha dhe PD ka disa borxhe në raport me reformën në drejtësi. Kjo sepse reforma në drejtësi nuk është kurth, por është investim i Perëndimit. Mirëpo, Rama e ka kapur këtë reformë dhe e ka kompromentuar.

Mirëpo, ka shanse që reforma të bëhet siç duhet. Shumë gjëra në reformën në drejtësi janë bërë gabim. A e ka arritur PD synimin që të çojë në gjyq kriminelët e zgjedhjeve? Po. Libri shkon përtej bazës. Libri i jep një staturë më të lartë Bashës. Libri është përtej PD-së”, deklaroi Rakipllari.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb