Porto u mund 1-0 në ndeshjen e parë në Milano ndaj Interit para pak ditësh, ndërsa nesër do kërkojë përmbysjen në Champions League ndaj zikaltërve. Para këtij takimi ka folur për mediat tekniku i portugezëve, Sergio Conceicao.

“Ndeshjet mund të jenë të ngjashme, por nuk do të jenë kurrë njësoj. Kjo do të varet edhe nga lojtarët që do të hyjnë në fushë për Interin, për shembull mendoj se ka dyshime për praninë e Skriniar apo jo. Nuk e di nëse do të luajë Dumfries.

A do të kenë ndikim problemet e Interit në kampionat?

“Unë nuk jam trajneri i Interit, por të gjitha humbjet janë të rënda për një klub të mësuar të fitojë si Interi. Ndeshjet e Ligës së Kampionëve janë të ndryshme, megjithatë, në nivel psikologjik problemet unë besoj se nuk ndikojnë nesër” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb