Presidenti i Chelseat, Todd Boehly thuhet se është gati të japë dakordësinë për transferimin e Jude Bellingham verën e ardhshme.

Ekziston një listë e gjatë e skuadrave që kërkojnë të blejnë yllin e Borussia Dortmundit. Edhe në merkaton e kaluar interesimi ishte i madh por verdhezinjtë bënë me dije se 19-vjeçari nuk ishte në shitje këtë vit, pasi kishte humbur tashmë Erling Haaland.

Por, një garë e fortë për të gjithë pritet të zhvillohet vitin e ardhshëm me Liverpool dhe Manchester City që e shikojnë reprezentuesin anglez si një nag talentet më me prespektivë për të ardhmen. Por ka konkurrencë edhe më të gjarë se kaq, pasi Paris Saint-Germain dhe Real Madrid gjithashtu janë shumë të interesuar.

Miliarderi amerikan, Boehly e ka misionin e tij personal kalimin e mesfushorit Bellingham në Londër dhe për këtë po kërkon në ccdo mënyrë të mundshme hyrjen në bisedime me klubin dhe lojtarin.

Një mesfushor i klasit të lartë është në krye të listës së dëshirave vitin e ardhshëm për Chelsean, pasi N’Golo Kante dhe Jorginho janë në të  30-tat e tyre dhe në vitin e fundit të kontratave. Declan Rice mbetet në radarin e klubit, por West Ham kërkoi 130 milionë funte.

Jude Bellingham Manchester City Borussia Dortmund 2022
Jude Bellingham Manchester City Borussia Dortmund 2022

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: