Në një intervistë për mediat braziliane, miss “BumBum” i 2016, Erika Canella, ka zbuluar disa mesazhe që ka shkëmbyer në “WhatsApp” me yllin portugez Cristiano Ronaldo. Bukuroshja u shpreh se fituesi i 5 herë “Topit të Artë” i kishte kërkuar të takoheshin.

Kohë më parë Ronaldo dhe Canella ishin njohur gjatë qëndrimit në terminal teksa prisnin të nisej avioni. Por një defekt i hasur nga ky i fundit kishte bërë që 32 vjeçari dhe brazilianja të qëndronin për disa orë së bashku, me Ronaldon që i kishte kërkuar të shkëmbenin numrat.

Canella gjithashtu shtoi se kërkesën për takim nga ana e Ronaldos e kishte refuzuar pasi nuk i pëlqen të jetë një femër vetëm për seks, siç kishte pretenduar portugezi.

Por këto mesazhe të zbuluara së fundmi pritet t’i hapin punë futbollistit të Realit pasi e dashura aktuale Georgina Rodriguez, kurrsesi nuk mund t’a tolerojë këtë. Ronaldo dhe Rodriguez tërhoqën vëmendjen e medias kur portugezit iu desh të maskohej për të takuar bukuroshen. Pas diçka më shumë se 3 mujsh lidhja e tyre nuk pritet të jetë më aq e bukur.
chi2-2
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb