Fituesja e Miss Gjermania 50plus e sheh veten si një ambasadore të personave mbi 50 vjeç.

“Po shoh një ndryshim në shoqëri. Shumë gra mbi 50 ende ndihen tërheqëse dhe nxirren në reklama, për shembull”, tha Evelyn Reissmann, 52 vjeç, që mori këtë titull një muaj më parë në qytetin Bad Zvishenahn në landin e Saksonisë së Poshtme.

Reissmann punon në një kompani sigurimesh dhe financimi të industrisë, por ajo tani po kërkon një agjenci modelingu dhe dëshiron të dalë në pasarela apo të jetë duke pozuar për reklama.

Ajo tha se “që kur ka marrë titullin, ka marrë shumë mesazhe në Instagram nga gratë që e pyesin për sekretet e saj të bukurisë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb