Atalanta Kërçyku, Miss Elbasani dhe Miss Ballkani, iu kthye fotos së saj të famshme të vitit 2015 me Miss Serbinë. Ditën e djeshme e ftuar në “Pasdite në Top Channel” ukuroshja tregon se i qëlloi që të ndante dhomën me vajzën serbe:
ata2
“Ishte vajzë shumë e mirë dhe inteligjente, nuk e kishte aspak problem që unë isha shqiptare. Edhe unë nuk e kisha problem që ishte serbe. Ende ruaj kontakte me të. Një nga sfilatat ishte me veshjet kombëtare. Ishim pranë njëra-tjetrës dhe e bëmë foton rastësisht.
ata5
Pati shumë reagime, të mira dhe të këqija, përfshi edhe kërcënime. Por nuk i kam marrë kurrë seriozisht kërcënimet”.Në lidhje me karrierën si modele, Atalanta deklaroi se në Shqipëri nuk ekziston modelingu i vërtetë.

Fotoja me Miss Serbinë
foto-serbe-shqiptare
“Problemi fillon që te menaxherët. Unë kam jetuar jashtë shtetit dhe kam punuar si foto-modele. Menaxheri bën një punë kolosale, duke të të sjellë gjithçka gati. Në Shqipëri duhet të jesh sponsor i vetes, të rendësh pas gazetarëve e të tjera punë si këto që të ndihmojnë në promovim”, shpjegoi Atalanta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb