Carlotta Maggiorana është Miss Italia 2018. Në garë me numrin 12 dhe me titullin e Miss Marche, 26-vjeçarja me origjinë nga Cupra Marittima (Ascoli Piceno), jeton prej vitesh në Romë.

Në natën finale bukuroshja ka mundur Fiorenza D’Antonio, Miss Rocchetta, në garë më numrin 29.

E treta në klasifikim ka qenë Chiara Bordi, 18-vjeçarja nga Tarquinia, vajza me një protezë në këmbë.

Më sytë dhe flokët gështenjë, Miss i ri i Italisë është diplomuar në Akademinë Kombëtare të dancit, është artiste dhe ka eksperienca të ndryshme në botën e spektaklit.
E dyta në klasifikim është Fiorenza D’Antonio, 21-vjecarja nga Napoli me sy jeshil dhe flokë biond.

E diplomuar në fashion design, ajo vazhdon masterin në Condenast Academy.
E treta në klasifikim është Chiara Bondi, vajza e cila ka konkurruar me një protezë në këmbën e majtë.

Pas eliminimit të saj, Francesco Facchinetti, që ka drejtuar finalen së bashku me Diletta Leotta, i është drejtuar atyre të cilët ofendonin vajzën në rrjetet sociale: “Jeni defiçentë”.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb