Miss P. ka fituar çmimin e parë në ‘Best show’ të Westminister Kennel Club Dogs Show, konkursi i përvitshëm i bukurisë, që i kushtohet qenve dhe që mbahet në New York. Femra e racës beagle, katër vjeç, peshon 13 kilogram dhe fitoi mes 2700 ekzemplarëve që morën pjesë në konkurs. Për të fituar titullin e Best in show’ të Kennel, qentë duhet më parë të fitojnë ‘Best in breed’, më të mirët e racës së tyre. Qeni fitues konsiderohet si më bukuri i botës.(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb