Ajo padyshim është ndër figurat që nuk e ka mohuar asnjëherë mbështetjen për Kosovën, pavarësisht marrëdhënieve me Serbinë. Bëhet fjalë për “Miss Serbia” Irina Jovanka, e cila ka befasuar me një deklaratë së fundmi.

Kujtojmë në “Miss Freedom of the World”, biondja seksi bëri shqiponjën me duar, ndërkohë që kur Shqipëria u godit nga tërmeti, ajo ishte e pranishme për të dhënë ndihmën e saj. Këtë herë ajo ka vendosur që nëpërmjet Instagramit të kujtojë edhe njëherë mbështetjen për Kosovën.

Sipas missit, të gjithë ata që nuk udhëtojnë dot për shkak të Koronavirusit, të pyesin kosovarët, të cilët nuk kanë udhëtuar dot për 20 vjet. “Nëse keni problem se nuk mund të udhëtoni dot, atëherë pyesni njerëz nga Kosova. Shumica prej tyre nuk kanë mundur të udhëtojnë për 20 vite me radhë. Përpiquni të kuptoni njëri-tjetrin”, -shkruan Irina Jovanka.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: