TIRANE – Alba Bajrami është vetëm 16 vjeç dhe mban kurorën e ‘Miss Shqipëria’, kompeticionit më jetëgjatë të bukurisë në vend. Në edicionin e 20-të që u mbajt pak muaj më parë, bukuroshja çame arriti të fitonte mes 31 pjesmarrëseve të tjera. Në një intervistë për ‘revistawho.com’, Alba zbuloi detaje nga jeta e saj jashtë kompeticionit prestigjoz. Një 16-vjeçare e thjeshtë, e cila e ka pritur me shumë gëzim fitoren, por nuk e ka lejuar veten të delirojë prej saj. Me ëndrra për të ardhmen, një familje që e mbështet në çdo moment dhe një qëllim të vetëm: Të arrijë suksesin si arkitekte.

E pyetur se si ndihet që mabn kurorën e vajzës më të bukur shqiptare Alba është përgjigjur se është një nga gjërat më emocionuese që ka përjetuar.
“Është një nga gjërat më emocionuese që kam përjetuar. E kam pasur gjithmonë ëndërr të arrij diçka në modeling dhe ia dola” – ka thënë Alba. Bukuroshja ka treguar se si arriti të ishte pjesë e Miss Shqipërisë dhe ishte gjithcka pa plan.

“Është për të qeshur në fakt, pasi nuk ka patur një plan. Ishte dita e fundit e audicioneve dhe unë mora shoqen time në telefon për t’i thënë të shkojmë. Arritëm drejt fundit dhe na morën në intervistë. Pas dy ditësh morëm vesh që ishim përzgjedhur nga produksioni. U nisëm thjesht me idenë ta provojmë si eksperiencë”- tha Alba.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb