Catriona Gray, 24 vjeç, Miss Filipine, është kurorëzuar Miss Universi në Bangkok, duke mundur konkurrente nga 93 vende të botës.
Gray, që kishte veshur një fustan të kuq, e inspiruar nga një vullkan në vendin e saj, ka thënë që ka zgjedhur këtë ngjyrë ‘sepse kur isha 13 vjeç nëna me kishte parë një ëndërr që ajo kishte fituar Miss Universin dhe ajo mbante veshur një fustan të kuq’.

Gray është zgjedhur nga një juri me vetëm femra, për herë të parë në historinë e konkurseve të bukurisë. Filipinet, ku konkurset e bukurisë janë shumë popullore, përshëndetën fitoren e bukuroshes me entuziazëm të madh.

Edhe presidenti i vendit Rodrigo Duterte, nëpërmjet zyrës së tij të shtypit, ka uruar bukuroshen. Në konkursin e Miss Universit këtë vit ka marrë pjesë konkurrentja e pare transgender, Miss Spanja Angela Ponce.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb