Me “dopjetën” e tij kundër Lion, Kylian Mbappe arriti kuotën e 100 golave në karrierë, e të mendosh që është vetëm 22-vjeç. Sulmuesi francez vijon me një ritëm fantastik, pa diskutim një nga të paktët lojtarë në qarkullim që mund të pasojë Messin dhe Ronaldon në fronin e më të mirit në botë. E vetmja gjë e paqartë për momentin është e ardhmja e tij, nuk është i sigurt as drejtori sportiv i PSG, Mbappe mund të largohet edhe në fund të sezonit për sa kohë nuk ka firmosur ende rinovimin e kontratës:

Mbappe
Mbappe

“Të arrish 100 gola në vetëm 22 vjeç është diçka e pabesueshme, por tani nuk është koha të flasim për kontratën e tij. Siç e kam thënë edhe më herët, do të vijë momentin kur e ardhmja e tij do të jetë më e qartë. Në përgjithësi lojtarët dëshirojnë të qëndrojnë tek PSG”, u shpreh Leonardo në një televizion francez duke lënë gjithçka të hapur. Nuk është një sekret që Reali prej vitesh po përpiqet të bind Mbappe të transferohet në Madrid, mbase kjo është vera e duhur për ta bërë diçka të tillë, gjithnjë nëse Mbappe nuk rinovon kontratën aktuale i cila i skadon më 2022.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: