SHBA-Dy helikopterë kanë fluturuar mbi Empire State Building, e cila është ndriçuar natën nga dhjetëra drita të ngjyrave të ndryshme.

Shumë përdorues, disa prej të cilëve edhe të shqetësuar, kanë postuar në Twitter pamjet e pazakonta të qiell gërvishtëses së New York.

Sipas mediave lokale Empire State Building është zgjedhur nga Eminem për të xhiruar një video të re muzikore, edhe pse nuk ka konfirmime nga ana e reperit 45 vjeçar. Për moment ajo që ka ndodhur mbetet ende mister.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb