VLORE– Trupat e pajetë të dy peshkatarëve italianë anë gjetur në bregdetin shqiptar. Mediat italiane raportojnë se trupat e pajetë u identifikuan nga familjarët e tyre. Dy viktimat janë, 48-vjeçari Sante Lanzilloti dhe 46-vjeçari Francesko De Blasi, të dy peshkatarë amatorë nga Carovino e Brindisi.

Sante Lanziloti u identifikua nga djali përmes një tatuazhi.

Dy peshkatarët italianë rezultonin të zhdukur që prej 15 marsit, datë kur ishin nisur nga porti i Torre Santa Sabina.

Dy trupat që u gjetën në bregdet u dërguan në morgun e Tiranës, dhe më pas do të dërgohen në Itali për hetime të mëtejshme.

Burime nga morgu i Tiranës, thotë për “BalkanWeb” se vdekja ka ardhur si e rrjedhojë e kontaktit me ujin e ftohtë, pasi kanë rënë në det. Pro do të jetë një autopsi e autorizuar nga prokuroria e Brindisit ajo çka do të konfirmojë zyrtarisht shkakun e vdekjes së tyre.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: