Indraini Wahyudin Noor, 50 vjeç, nga Indonezia ka disa mace në shtëpinë e tij, por njëra prej tyre është më e pazakonta. Ajo është macja e quajtur ‘Boy’, një kotele e përzier persiane, e cila është vetëm nëntë muajshe.

Kotelja, falë shenjave të saj të pazakonta, të cilat e bëjnë atë të duket si Zorro është bërë virale në internet.

Ajo ka një njollë të zezë rreth syve e cila duket tamam si maska që  mbulonte fytyrën esuperheroit të filmave spanjollë.

Indraini tha: “Macja quhet Boy, por shumë njerëz e quajnë Zorro. Unë kam shumë mace, por ky është i vetmi që ka një maskë në fytyrën e tij. Është macja ime e preferuar!’

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: