Legjenda e futbollit Pele mohoi që Sandra Regina të ishte vajza e tij gjatë gjithë jetës, por tani është zbuluar se ai i ka lënë asaj një pjesë të milionave të tij me anë të një testamenti.

Sandra, e lindur në vitin 1964, vdiq 17 vjet më parë, zemërthyer që babai i saj ende refuzonte ta pranonte. Por të shtatë fëmijët e tij, përfshirë atë, figuruan  në testamentin e tij.

Pjesa e Sandrës nga pasuria e tij do t’u kalojë dy djemve të saj, të cilët takuan gjyshin e tyre për herë të parë në ditët e fundit të jetës së Pele, teksa gjendej në spital.

Dëshira e fundit e Peles ishte të takonte Octavio Felinto Neto dhe Gabriel Arantes do Nascimento dhe diçka e tillë ndodhi më 28 dhjetor, një ditë para se të vdiste në moshën 82-vjeçare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: