Vijojnë hetimet për vdekjen e 22-vjeçares nga Kenia, Joy Ayoko, e cila humbi jetën pasi u dhunua nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia dhe komisariati nr.1 i policisë në Tiranë, më datë 25 shkurt janë shoqëruar dhe marrë në pyetje shoferi i kazinosë, Rodi Barçi dhe shoqja e Joyt, Emili Mutua.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari Igli Çelmeta, pasi janë marrë në pyetje, ata janë lënë të lirë po më datë 25 shkurt.  Janë marrë në pyetje edhe familjarë të shoferit të kazinosë, ndërkohë që Emili Mutua, pyetet për herë të katërt.

Indicie kryesore për rimarrjen e tyre në pyetje ishte intervista e nënës së 22-vjeçares dhënë për Neës24, e cila zbuloi detaje te reja rreth ngjarjes.

Emili dhe shoferi i kazinosë, janë pyetur lidhur me ata çfarë deklaroi nëna e Joyt. Sipas policisë dëshmitë janë sekret hetimor dhe po vijon hetimi në bazë të tyre dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Gjithashtu është kontaktuar sërish nga policia edhe shoqja tjetër e Joyt, Joy Brenda e cila ndodhet jashtë Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb