Dy italianë të moshës 39 dhe 48 vjeç, me origjinë nga Rovigo, janë gjetur të vdekur në një hotel në New York. Lajmi është bërë i ditur nga konsullata italiane.

Mediat italiane raportojnë se Luca Nogaris dhe Alessio Picelli, ishin partnerë biznesi në sektorin e mobilieve dhe ndodheshin në Shtetet e Bashkuara për arsye pune. Ndërkohë shkaqet e vdekjes mbeten të paqartë.

Më i riu, Nogaris, ishte një zejtar, ndërsa Picelli ishte një dizajner i brendshëm. Aktualisht autoritetet amerikane po hetojnë rreth shkaqeve të vdekjes misterioze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb