Nevoja e njeriut për të gjetur paqen e brendshme shpirtërore, ka çuar në kërkimin e zgjidhjeve të ndryshme. Duke folur për lidhjen e ndërveprimin energjik e shpirtëror me gurët, psikotetapistja Ornela Lami tha për “Vila24” se gurët shërbejnë edhe gjatë seancave të meditimit. Ajo kujton se ka rënë në kontakt më fuqinë e gurëve rastësisht gjatë një panairi në Itali kur edhe gjendja e saj psikologji nuk ishte edhe aq e mirë.

Një byzylyk me gurë smeraldë i ndryshoi krejt gjendjen. Lami thotë se jo çdokush e zotëron gjuhën e gurëve, ndërsa thekson se fuqia e tyre vepron pozitivisht tek persona me depresion apo ankth. Sipas Lamit përzgjedhja e gurëve bëhet në bazë të horoskopit dhe vlerave karakteriale që dikush dëshiron të ushqejë tek vetja e vet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb