Një shqiptar është gjetur i pajetë në rrethana ende të paqarta në Itali. Shqiptari, 59 vjeç ishte punonjës i varrezave të Cuggionos në Milano.

Pak para orës 10 të paradites së dheshme, ruajtësi i varrezave u gjet pajetë nga disa qytetarë që ndodheshin në vend për ritet e tyre. Menjëherë është njoftuar policia dhe urgjenca.

Por megjithëse mbërritja e tyre ka qenë e shpejtë, për shqiptarin nuk mund të bëhej asgjë përveç konstatimit të vdekjes. 59-vjeçari ishte i njohur në zonë dhe prej shumë vitesh punonte në varrezë.

Shqiptari ishte resident në Magenta dhe punonte në varreza si nëpunës i një firme nga Bernate, e cila i kishte besuar punimet mirëmbajtëse të varrezës së Cuggionos.

Kush e njihte shqiptarin e përshkruan si një njeri i mirë, një familjar i rregullt i përkushtuar për familjen dhe fëmijët.

Disa dëshmitarë kanë treguar se burri ishte parë duke punuar normalisht rreth orës 8 por më pas nuk dihet se çfarë ndodhi me të. Në vend kanë shkuar dhe karabinierët që po rindërtojnë dinamikën e ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb