Ish-drejtuesi i Polcisë, Mit’hat Havari i është drejtuar me një apel kryeministrit Edi Rama nga emisioni ”Frontline” të Marsela Karapanços në News24.

Havari i bën me dije Ramës se rendi publik lë për të dëshiruar dhe kryeministri duhet të kthehet me këmbë në tokë dhe të largojë gjithë drejtorët parazitë të Policisë së Shtetit që sipas tij rrinë vetëm për të marrë rrogat.

Ai gjithashtu kërkon që të hiqen të gjithë shezlongët në bregdetin shqiptar pasi plazhi është i qytetarëve dhe pronarët duhet të fitojnë vetëm nga hotelet.

”Ligji më i ashpër për Kodin Rrugor, vetëm në letër, teori shumë të fortë dhe praktika në terren nuk i ndalon Policia?
Nëse ju bëni një bisedë private me një polic, mos përgjohet, ata nuk kanë autoritet. Autoriteti i tyre është nëpërkëmbur. Drejtuesi i thotë lëre atë, se kanë metodat e tyre që i persekutojnë, eleminojnë.
Sa i përket aksidenteve, edhe kjo funksionon.
E dini ju përpara, historinë e qepës. 9 muaj kurs, unë i di më mirë. 9 muaj me një Skodë të madhe, po ti binte radha, 30 kursantë. Po ti binte radha në tetor, po mos i binte ikte pa prova. Kjo është komplet pa rëndësi. Ndodhi defekti, shko rregulloje tek mekanika, nuk të takon ty të ndërrosh dinamon.
Jam i bindur që 70% e aksidenteve bëhet nga këta tipat. Apeli im ky është, duhet ristrukturuar shoqëria shqiptare. Shteti sepse përderisa ata kanë pasur armë, që terrorizojnë kosovarët, ikën të shkretit. Qytetarët shkojnë për pushime, kërcet automatiku.
Ti heqin fare shezlongët. Asnjë lekë mos fitojnë. Të pushojnë të lirë qytetarët. është shteti në këmbë. E thamë me Italinë. Kur e panë se po u cënohej pushteti, u ngritën në këmbë, e zhdukën mafien në Siçili.
Rama, rendi publik lë për të dëshiruar. Mos dëgjo servilët që të thonë o gjigand, kthehu me këmbë në tokë, rregullo rendin. Të gjithë largoji, parazitët. Marrin ato rrogat tek Drejtoria e Përgjithshme, shumica janë të kontrolluar. I njohin njëri-tjetrin me brryla, jo njoh njëri apo tjetrin. ”- tha Havari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb