Bashkimi dhe Alvisa i kanë dhënë fund lidhjes së tyre vetëm disa javë pasi lanë programin Për’puthen si çift. Puntatën e sotme në Për-puthen, opinionisti Arjan Konomi ka shpërthyer në akuza të forta ndaj Alvisës duke thënë të gjitha deklaratat në emision kanë qenë pjesë e lojës së saj.

Sipas tij historia e tyre që në fillim dukej se nuk do të ishte e gjatë dhe se i vjen keq për Bashkimit që ka qenë pjesë e një loje nga ana e Alvisës.

“Arsyeja që e shtyu Bashkimin të bëjë këtë deklaratë është se është prekur. Më vjen keq për Bashkimin. Vetë unë s’kam çfarë të them, e dija se nuk do të zgjaste shumë. Me sa kam parë kishin shumë ftohtësi me njëri-tjetrin. Ky është një fakt. Bashkimi do të kishte si miza nën kësulë dyshimin për të gjitha gjërat ndaj Alvisës. Ky dyshim që të mbetet edhe pse unë u thoja që duhej të flisnin, nuk isha dakord. Nuk e di mesa vend është, por ndoshta loja e Alvisës ka menduar kaq është duhet të ndalet. Unë e kam cilësuar Alvisën mitomane, kam menduar se e kam ekzagjeruar. Në të gjithë historinë e Përputhen nuk ka pasur asnjë njeri tjetër që thotë unë jam personi më naiv, me i sinqerti. Këtë e thotë vetëm një që është mitoman. Loja aktoriale e Alvisës, shikoni në Tik-Tok se si i provokon djemtë. Ka qenë një lojë që kush e ka ngrënë, mirë ua ka bërë”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: