Policia e Kosovës në veriun e Mitrovivës ka arrestuar shumë serbë, ndërsa mes të prangosurve është edhe një rus. Të lënduar përfunduan edhe dy qytetarë, një serb dhe një rus, të cilët janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës.

“Janë sjellë në spital edhe dy persona, të cilët janë qytetarë të arrestuar. Njëri është i komunitetit serb dhe tjetri i përket komunitetit rus. Ata kanë disa lëndime të lehta trupore”, tha zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës Nita Mustafa për Telegrafin. Në spitalin e Mitrovicës janë duke u trajtuar edhe katër policë, të cilët janë plagosur gjatë aksionit në veri kundër krimit të organizuar.

Gjendja e tyre është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.   Ndërkohë, operacioni policor i cili po shtrihet në disa rajone të ndryshme, përfshirë komunat Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë Veri, Mitrovicë Jugu, Skenderaj dhe Drenas, deri më tani ka rezultuar me arrestimin e disa qytetarëve dhe disa zyrtarëve policorë të nacionaliteteve të ndryshme kryesisht serbë dhe boshnjakë, të cilët kanë qenë të dyshuar.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb